3.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ukraina ua dha vizën për ‘ferr’: Këta janë komandantët rusë të eleminuar në Iuftë

Rekomandime

Rusia ka humbur edhe një gjeneral në Iuftën e saj në Ukrainë, ka thënë dje Kievi, duke e çuar në shtatë numrin e gjeneralëve elitarë të Vladimir Putinit, që nënkupton se ishin nën urdhërat direkt të tij.

Gjenerali 47 vjeçar i ushtrisë ruse, Oleg Mityaev, u eleminua gjatë Iuftimeve të ashpra në qytetin e Mariupolit, tha dje ministri i brendshëm ukrainas.

- Advertisement -

Një fotografi përkujtimi është publikuar në Rusi edhe për gjashtë gjeneralë të tjerë elitarë.

Ndërkohë, Dailymail ka përmbledhur kokat e eleminuara të ushtrisë ruse në Ukrainë, mes tyre edhe një nga Çeçenia si dhe njëri – lider i grupit ushtarak neo-nazist që mbështetet nga Krekmlini.

Shkrimin e gjatë të Dailymail, Periskopi po e përmbledh shkurtimisht kështu, duke sjell vetëm emerat e komandantëve, gjeneralëve, kolonelëve e liderëve të tjerë të ushtrisë ruse, eleminuar deri tani në Ukrainë.

- Advertisement -

1.Gjeneral major Andrei Koleshnikov: Komandant i Brigadës së 29-të ruse.

2.Gjeneral major Vitaly Gerashimov: Zëvendëskomandanti i brigadës së 41-të të ushtrisë ruse, që mori pjesë edhe në operacionet ushtarake të Rusisë në Siri dhe Krime.

- Advertisement -

3.Gjeneral major Andrei Shukhovetski: zëvendës komandant i brigadës së 41 të ushtrisë ruse. Raportet thonë se u eleminua me snajper.

4. Kolonel Andrei Zaharov: U eleminua në Ukrainë, në afërsi të Kievit.

5. Kolonel – lejtnant Dmitry Safronov: Lider i brigadës së marinës, u eleminua pasi forcat ukrainase rimorën Çernihovin.

6. Kolonel – lejtnant Denis Glebov: Lider i forcave ajrore, u eleminua në Çernihiv.

7. Kolonel – lejtnant Konstantin Zizevski: Lider i forcave ajrore ruse, u eleminua në jug të Ukrainës.

8.Gjeneral Mahomed Tushaev: Lideri i forcave speciale, u eleminua afër qytetit Hostomel.

9. Vlladimir Zhonga: Lideri i batalionit neo-nazist që mbështetet nga Kremlini

10. Georgy Dudorov: Zëvendëskomandant i Divizionit të forcave ajrore, regjimenti 137.

11. Aleksy Aleshko: Oficer i inteligjencës i forcave parashutiste ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit