1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Putin paralajmëron kundër “provokimeve” të huaja

Rekomandime

Presidenti rus Vladimir Putin ka shfrytëzuar adresimin e tij të 17-të para kombit, për të kërcënuar kundër atyre që i ka konsideruar provokime të Perëndimit, dhe është zotuar se Moska do të përgjigjet në mënyrë të ashpër.

- Advertisement -

Putin ka bërë këto deklarata më 21 prill, vetëm disa orë para se mbështetësit e liderit opozitar Aleksei Navalny të mblidhen për protesta masive, duke kërkuar që kritiku i Kremlinit të ketë qasje në kujdes shëndetësor.

Ky adresim televiziv ka ardhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Moskës dhe Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës dhe rritjes së pakënaqësive në Bjellorusinë fqinje, prej mbajtjes së zgjedhjeve në gusht të vitit të kaluar.

Në fjalimin e tij Putin ka thënë se Moska ka bërë përpjekje për marrëdhënie të mira me shtetet tjera, mirëpo ka paralajmëruar se asnjë shtet i huaj nuk do të kalojë “linja të kuqe”, pa dhënë detaje.

- Advertisement -

“Secili që kryen provokime që kërcënojnë sigurinë tonë do të pendohen në një mënyrë që nuk janë penduar kurrë më parë”, ka thënë Putin.

Në fillim të fjalimit të tij, Putin është fokusuar në pandeminë e koronavirusit, e cila ka goditur rëndë Rusinë.

- Advertisement -

Putin ka thënë se rusët do të kenë imunitet kolektiv nga koronavirusi në vjeshtë të këtij viti, dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër këtij virusi.

Më shumë se 106,000 persona kanë vdekur si pasojë e pandemisë në këtë shtet, sipas të dhënave të siguruara nga task-forca për koronavirus e Qeverisë ruse.

Agjencia federale e statistikave ka regjistruar ndaras viktimat dhe ka raportuar numër më të madh se 225,000 viktima nga prilli i vitit 2020, deri në muajin shkurt të vitit 2021.

Ndërkohë që Putin ka qenë duke folur, policia ka raportuar se ka ndaluar dhjetëra persona, përfshirë dy aleatë të Navalnyt, para protestave të planifikuara./REL

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit