Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për media tha sot se qëllimet e operacionit ushtarak rus në Ukrainë “pa dyshim do të arrihen”.
Ai i quajti këto synime “fisnike”, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.
Putin citohet të ketë thënë se Moska “duhej të fillonte një operacion ushtarak për të mbrojtur Rusinë”, duke shtuar se “nuk kishte zgjidhje tjetër”.
“ Duke kryer një operacion special në Ukrainë, ne po marrim masa për të garantuar sigurinë e Rusisë, nuk kishim zgjidhje tjetër. Ata filluan ta kthenin Ukrainën në një trampolinë antiruse, për të kultivuar mikrobet e nacionalizmit që ekzistonin atje”, tha Putin.
Putin tha gjithashtu se Rusia nuk ka plane të izolohet nga pjesa tjetër e botës derisa pretendoi se “Rusia nuk mund të toleronte më GJEN0ClDlN e kryer kundër rusishtfolësve në Donbas”.