8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Putin shpall listën e zezë me armiqtë e Rusisë, pjesë e saj dhe Shqipëria

Rekomandime

Presidenti rus, Vladimir Putin më herët ka dhënë disa udhëzime ku është hartuar një listë e zezë me vendet armike të Rusisë që kryejnë veprime jomiqësore kundër shtetit, kompanive dhe qytetarëve rusë.

Në të bën pjesë dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Pjesë e listës janë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tajvani, Ukraina, Zvicra dhe të gjitha vendet e botës që vendosën sanksione ekonomike dhe masa të tjera ndëshkuese për të dënuar tentativën për pushtim të ushtrisë së Moskës në Ukrainë.

- Advertisement -

Ky urdhër është përgatitur në kuadër të Dekretit të Presidentit Vladimir Putin, “Për procedurën e përkohshme të përmbushjes së detyrimeve ndaj disa kreditorëve të huaj”. Rusët dhe kompanitë ruse, si dhe vetë shteti, të cilët kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga kjo listë, do të mund t’i paguajnë ato në rubla.

Sipas qeverisë, për këtë, debitori mund t’i kërkojë një banke ruse të krijojë një llogari të veçantë në emër të një kreditori të huaj dhe të transferojë pagesa në të, në ekuivalentin e rublave me kursin e këmbimit të Bankës Qendrore në ditën e pagesës. Procedura e përkohshme zbatohet për pagesat që i kalojnë 10 milionë rubla në muaj.

Sipas dekretit të tij, kompanitë ruse do të mund të paguajnë borxhet në rubla ndaj kreditorëve nga këto vende.

- Advertisement -

Ndër vendet armike janë: SHBA, Ukraina, Bashkimi Evropian, si dhe Australia, Shqipëria, Andorra, Britania e Madhe, Islanda, Kanadaja, Lihtenshtajni, Mikronezia, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Republika e Koresë, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapor, Tajvan, Mal i Zi, Zvicër, Japoni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit