-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Putin sulmon NATO’n në sy të presidentit francez për sulmet ndaj Serbisë në vitin 1999

Rekomandime

Presidenti rus në një konferencë të përbashkët me homologun e tij francez Emanuel Macron pas takimit të tyre në Moskë, me temë kryesore situatën në Ukrainë, ka sulmuar NATO’n duke përmendur edhe sulmet e vitit 1999 ndaj Serbisë.

Putin në konferencën e përbashkët me Macronin ka ironizuar për rolin e NATO’s e cila sipas tij paraqitet si organizatë mbrojtëse, por që në fakt ai thotë se është e kundërta.

- Advertisement -

Presidenti rus ka thënë se sa është NATO organizatë mbrojtëse më së miri e dinë njerëzit e vendeve si Iraku, Siria, Afganistani, e edhe Serbia, ndaj së cilës sipas tij u krye një operacion i madh ushtarak. Ai tha se kjo tregon se NATO është larg të qenit një organizatë paqësore.

“NATO është organizatë e mbrotjes, nëse është e vërtetë është diçka qe njerëzit e shume vendeve e kane parë në praktikë, siç është Iraku, Siria, Afganistani dhe operacioni i madh ushtarak i kryer në Beograd, pa sanksione të Këshillit të Sigurimit. Kjo është diçka larg asaj që një organizatë paqësore mund te ketë bërë”, ka thënë Putin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit