7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Putin urdhëron sanksione hakmarrëse kundër Perëndimit

Rekomandime

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për sanksione ekonomike hakmarrëse kundër Perëndimit.

Dekreti vjen në përgjigje të “veprimeve jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare”, tha Kremlini të martën.

- Advertisement -

Dokumenti nuk jep asnjë detaj se cilët individë ose subjekte mund të preken nga masat.

Sipas dekretit, Rusia do të ndalojë eksportin e produkteve dhe lëndëve të para për njerëzit dhe subjektet që sanksionon.

Dekreti gjithashtu ndalon transaksionet me individë dhe kompani të huaja të sanksionuara dhe u lejon palëve ruse të mos i përmbushin detyrimet ndaj tyre.

- Advertisement -

Sipas dekretit, Qeveria ruse ka dhjetë ditë kohë për të hartuar listat e individëve dhe të kompanive të huaja që do të sanksionohen.

Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë, pasi kjo e fundit ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, më 24 shkurt.

- Advertisement -

Mes tjerash, vendet perëndimore kanë ngrirë asetet e Bankës Qendrore Ruse, kanë bllokuar disa banka ruse nga sistemi i pagesave SWIFT, kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, u kanë ngrirë pasurinë mbi 1,000 individëve, përfshirë zyrtarë të Kremlinit dhe oligarkë.

Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar, po ashtu, importin e naftës dhe të gazit rus./evropaelire/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit