8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Putin: Vaksinat Sputnik janë të besueshme sikur KaIIashnikovi

Rekomandime

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vaksinat Sputnik janë të besueshme sikur arma KaIIashnikov.

- Advertisement -

Ky koment i Putinit u bë gjatë një video konferencë të mërkurën me zëvendëskryeministren Tatyana Golikova, shkruan BBC.

Konferenca u mbajt pasi zyrtarët shëndetësorë të vendit krijuan një dozë të re të vaksinës Sputnik V të quajtur Sputnik Light.

Krahasimi i Putinit i referohej armës së epokës së Bashkimit Sovjetik që mbetet e njohur dhe e përdorur gjerësisht edhe sot.

- Advertisement -

Vaksina Sputnik V funksionon në një mënyrë të ngjashme me të tjerat të zhvilluara nga Oxfordi si  AstraZeneca dhe Janssen,  Johnson & Johnson.

Sputnik përdor një virus të tipit të ftohtë, i dizajnuar për të qenë i padëmshëm, si një bartës për të dhënë një fragment të vogël të koronavirusit në trup.

- Advertisement -

Kritikët e administratës Putin ishin skeptikë kur vaksinës iu dha miratimi i shpejtë rregullator në Moskë vitin e kaluar, por provat e fazës së vonë kanë zbuluar se ofron nivele të larta mbrojtjeje kundër COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit