1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Putini ka dështuar”, flet ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Rekomandime

Sipas ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA, gjeneral Herbert McMaster, presidenti rus Vladimir Putin ka dështuar në qëllimet e tij fillestare të Iuftës.

- Advertisement -

“Të gjitha supozimet mbi të cilat Putini bazoi pushtimin e tij, dolën të rreme”, u shpreh gjenerali për Sky News, duke shtuar se presidenti rus dështoi në marrjen e Kievit dhe Odesës.

Edhe pse ekziston një mundësi që Putini t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës në 9 Maj, gjenerali McMaster tha se Rusia ka probleme që nuk mund të zgjidhen brenda disa javësh.

Sa i përket ofensivës së fundit të Rusisë në Ukrainën lindore, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare tha se nuk beson se as ajo do të përmbushë objektivat e saj.

- Advertisement -

Ai tha se ofensiva ka të ngjarë të dështojë dhe ukrainasit do të nisin një kundërofensivë.

Deri më tani, forcat ruse nuk kanë arritur të marrin asnjë qytet të madh, pavarësisht se disa ekspertë besonin fillimisht se Ukraina do të binte brenda pak ditësh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit