4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

PZAP anulon të gjitha fletëvotimet e dërguara përmes postës në Dragash

Rekomandime

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar të gjitha fletëvotimet e dërguara përmes postës në Komunën e Dragashit.

Kjo u bë pas ankesës që ka dorëzuar Faton Fetahu, avokat i Shaban Shabanit, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Dragashin , ku sipas tij kishte manipulime me votat e diasporës në këtë qytet, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Në vendimin e PZAP thuhet se “Pranohet e bazuar ankesa e kandidatit për kryetar të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, nga radhët e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, dega në Dragash, e cila mban shenjën Anr.1149/2021 e datës 17.11.2021, Anulohen të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021, të mbajtura më datë 14.11.2021, për kryetar të Komunës në Dragash”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit