8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

PZAP dënon Listën Serbe me 10 mijë e 100 Euro

Rekomandime

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka gjobitur me dhjetë mijë e njëqind euro Listën Serbe.

Kjo gjobë vije pas ankesës së kandidatit për kryetar të Kllokotit, Strahinja Spasiq i cili pretendonte se Lista Sere u ka bërë presion punëtorëve të arsimit që të votojnë për ta ose do të largohen nga puna.

- Advertisement -

Madje ata ishin ftuar në Mitrovicë në selinl e Administratës shkollore, siç njihet në strukturat paralele.

“Pranohet e bazuar ankesa A.nr 1142/2021 I datës 16.11.2021, e paraqitur nga Strahinja Spasiq, kandidat për Kryetar të Komunës së Kllokotit, nga radhët e subjektit Politik GI Srpsa Narodna Sloga, me seli në Kllokot ndërsa Subjekti Politik Lista Serbe, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 10 mijë e një qind euro, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale të datës 14.11.2021”, thuhet në vendimin e PZAP.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit