4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

PZAP gjobit AAK-në me 22,700 euro, Nismën me 20,000 dhe PDK-në me 1000

Rekomandime

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 43,700 euro ndaj disa partive politike për shkak të shkeljeve gjatë fushatës zgjedhore.

- Advertisement -

AAK-ja është gjobitur në vlerë prej 22,700 euro, Nisma me 20,000 euro dhe PDK-ja me 1000 euro, njofton Klan Kosova.

Këto gjoba erdhën pas ankesave që i janë drejtuar PZAP-së.

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur dy ankesa, një kundër PDK dhe një kundër AAK-së.

- Advertisement -

Lidhja Demokratike ka paraqitur një ankesë kundër AAK-së.

Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur shtatë ankesa: Tri ankesa kundër AAK, një ankesë kundër PDK, një ankesë kundër LDK, një ankesë kundër NISMA Socialdemokrate, një ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic dhe omisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec.

- Advertisement -

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar të bazuara gjashtë ankesa, një ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa katër ankesa i ka hedhur të palejuara.

Gjithsej në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro.

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

Përdorimi i gjuhës se urrejtjes

Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

Vendosja e shiritave të kuq në rrugë

Largim nga lista e votuesit

Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

Vendosja e posterave në objekte publike

Për më shumë detaje klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/02/A352-2021-Vendim.pdf?fbclid=IwAR38BdZOS8e1uiWWKtC9EgJLEmxvXWhQjywnPRTpsDIdXOi_DgArtb9ohcY

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit