9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

PZAP ia shuan shpresat Fatmir Limajt e Behgjet Pacollit

Rekomandime

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka konstatuar se ankesa e Nismës Socialdemokrate për mosnumrimin e votave të ardhura nga Serbia është dërguar pas afatit.

- Advertisement -

Kësisoj, ky panel ka marrë vendim që të mos e shqyrtoj fare ankesën e Nismës, që nënkupton se votat e ardhura nga Serbia do të numërohen dhe partia e Fatmir Limajt dhe AKR-ja e Behgjet Pacollit do të mbeten jashtë Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Paneli pasi që e vlerësoj afateshmerin e ankesës gjetiu se e njëjta është e pas afatëshme nga se ankuesi i referohet parregullsive në QNR, ku mundet të paraqitet ankesë në PZAPA brenda 24 orëve, nga ndodhja e shkeljes së supozuar, nga kjo rezulton se njëjta është paraqitur pas afatit ligjor të percaktuar me dispozitën ligjore”, thuhet në arsyetimin e PZAP-së.

“Meqenëse ankesa është e pasafatshme, Paneli nuk i shqyrtoi pretendimet tjera ankimore, pasi nuk u lëshua në vendosjen meritore në raport me këto pretendime”, thuhet tutje në vendimin e panelit.

- Advertisement -

Nisma ishte ankuar edhe përmes një konference për media, duke e konsideruar të paligjshëm numërimin e votave të ardhura nga Serbia.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, votat nga Serbia do ta lënë jashtë Kuvendit koalicionin Nisma-AKR-PD për rreth 90 vota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit