-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Qe qysh po jua rrisin kreditë bankat jashtëligjshëm, njëjtë si fajdexhinjtë

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Kur merrni hipoteke, banka ka dy mundesi, me ua dhane kredine me norme fikse, ose me norme variabile e cila nuk mund te kontrollohet nga banka.

Bankat kosovare ua leshojne kredine duke u ofruar një pjesë të kamatës fikse dhe një pjesë të kamatës variabile. Rregullorja per Kredite Hipitekare nuk e parasheh kete. Banka mund te jape kredi hipotekare me norme fikse ose variabile, por jo me dyjat.

Por, hilja vazhdon tutje. Bankat kosovare e kanë përdorë normën variabile vetëm pët ta rritur kamaten, jo edhe me e zvogelu. Kjo, pasi Euriborin e kane deformuar me kamata sipas deshires se vet dhe jo sipas rregulloreve te Bankës Qendrore Evropiane. Pra, ju ofrojnë kamatën fikse plus Euriborin që me kusht të jetë minimumi zero. Nuk e njohin vlerën negative. Pra, formula e tyre është kamata fikse plus Euribori. Por, Euriborin nuk e llogarisin nese ka vlerë negative. E pikërisht Euribori kishte vlerë negative per disa vjet me radhë, për cka kosovarët nuk u kompenzuan nga banka asnjë cent. Pra nëse e keni pasë kamatën 4 për qind + euribori -0.5 për qind atëherë kamata do të duhej t’ju ulej në 3.5. Kur vlera e tij ka hipë mbi zero, e kane apliku duke u plackitur edhe mijëra euro tjera.

Tash bankat kosovare po i rrisin kamatat sepse po thonë është rritë Euribori. E ai paraqet marrjen e huave nga banka. Pasi ato s’po marrin hua, por po i shfrytezojne paret tona për me na dhane kredi po neve, Banka Qendrore duhet me i detyru bankat me iu pagu kamate krejtve atyne qe kane pare në llogari.

Bankat kosovare kane miliarda euro depozita te kosovareve per te cilat nuk paguajne asnje cent kamate dhe i leshojne kredi per kosovaret tjere duke apliku kamata astronomike. Prej kamatave vetem gjate vitit 2022 ato kane marre 260 milione euro prej kosovareve te varfer. Sivjet i kane rrite tutje dhe kane me e kalu 300 milioneshin. Pra, mbi gjysme miliardi euro kamata për dy vjet.

- Advertisement -

Banka Qendrore e Kosovës po kqyr seri. Arsyetimi i rritjes së mëtutjeshme të kamatave është i paqëndrueshëm dhe po sjellë vështirësi të jashtëzakonshme për ekonominë kosovare. Nuk mundet një bankë të rris kamatat për kredi ekzistente duke u thirrë në Euribor e kur shpenzimet nuk i janë rritur aspak, pasi nuk ka marrë vet kredi me euribor.

Nga këto politika bankat kanë arritur fitim neto për vitin 2022 prej 140 milionë eurosh, ndërsa norma e fitimit shkon në gati 50 për qind. Shkallë të lartë të fitimit nuk ka asnjë treg legal në botë. Me rritjen e mëtutjeshme bankat vetëm sa po e thellojnë këtë norme fitimi, duke i tejkalu fajdexhinjtë. Shteti sërish po kqyr seri. E nuk mund të ketë rritje as zhvillim ekonomik nëse bankat marrin paret e qytetarëve dhe i shndërrojnë në fitime marramandëse për veten e tyre. Realisht, rritja ekonomike sivjet parashihet të jetë 3 për qind, që nëse ngerthehet edhe inflacioni atëherë ska rritje reale fare. Ndërsa, një ekonomi e varfër si kjo e Kosovës për tu zhvilluar duhet të rritet me normë 10 për qind në vit së paku 10 vjet rresht. Por, infusion i rritjes janë gjithmonë bankat përmes financimeve të qëndrueshme dhe ato nuk janë duke e luajtur këtë rol. Në infusion në vend të substancave që përmirësojnë shëndetin janë duke futë heIm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit