4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Qeni nuhati diçka” Kërkime në hotelin e shkatërruar në Durrës, mendohet se ka një trup të pajetë

Rekomandime

Mëse tre ditë kanë kaluar nga momenti kur toka u shkund prej tërmetit 6.4 të shkallës Rihter dhe një grupesh shpëtimi shqiptare dhe të huaja po punojnë në njërin prej hoteleve të rrëzuara në Durrës. Bëhet fjalë për hotelin ‘Miramare’ ku grupet e shpëimit mendojnë se ka ende një trup të pajetë.

- Advertisement -

Deri më tani ka patur një sërë tentativash për të gjetur trupin por pa rezultat. 7 tentativa janë bërë konkretisht së bashku me qentë e specializuar por trupi i pajetë nuk është lokalizuar. Ndërkohë drejtuesi i ekipit malazez tha sot në mesditë se qeni ka nuhatur diçka.

“Këtu ka skuadra nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Jemi përpjekur të futemi brenda kësaj ndërtese, pasi nuk kemi saktësisht një informacion nëse ka viktima apo njerëz në ndërtesë. Natën e kaluar qeni im nuhati diçka por nuk e dimë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë. Megjithatë ne po vijojmë të kërkojmë dhe po përpiqemi të futemi brenda kësaj ndërtese, por ky proces është shumë i vështirë pasi ndërtesa është e gjitha e shkatërruar. Shpresoj shumë qe ta realizojmë këtë”, ka thënë drejtuesi i ekipit malazez të kërkim-shpëtimit.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes nënvizon se në vendet e tjera kërkimi është përfunduar, si më poshtë vijon:

- Advertisement -

Grupet e huaja te kerkim shpetimit dhe vendet ku po vazhdon kerkimi.

-Thumane: Eshte mbyllur kerkimi

- Advertisement -

-Hotel Mira Mare: Grupet qe po punojne: Serbi, Mali i Zi
Trupa per t’u nxjerre: Mendohet 1 (nje) trup i pajete

-Keneta: Eshte mbyllur kerkimi

-Kryqi i Kuq: Eshte mbyllur kerkimi

-Rruga Shoqeria Bashkimi (2 gjelat): Eshte mbyllur kerkimi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit