Një 10 vjeçar me emrin Yemelyan po luante me vëllezërit dhe motrat e tij në Republikën veriore të Rusisë, Komi, kur qeni i tij e shpëtoi nga një ujk.
Qeni ishte vigjilent për rrezikun dhe u përpoq tragjikishit të ndiqte ujkun për ta shpëtuar atë.
Kamerat CCTV nga një shtëpi e afërt në atë pjesë regjistruan pamje ku shihet djali duke u fshehur në një grumbull dëbore.
Qeni “Jack Russell Jessie” dalloi rrezikun ekstrem për Yemelyan dhe vrapoi si një plumb për të sfiduar ujkun e madh. Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur qeni hidhet si shigjetë në dëborë.
Klithma e qenit alarmoi Yemelyan, i cili kishte kohë për të ikur nga rreziku dhe për t’u treguar prindërve të tij për sulmin. Babai i tij Ruslan thirri miqtë e tij, duke përfshirë gjuetarë vendas, dhe nxituan jashtë. Ujku lëshoi qenin që kishte kafshuar por e plagosur rëndë, ndërsa kafsha e gjorë ngordhi më vonë.