17.9 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Qesharake: Petkovic kërkon intervenim ndërkombëtar pasi një familjes serbe ju vodhën bizhuteri në Graçanicë

Rekomandime

Shefi i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ në qeverinë e Serbisë ngriti alarmin se serbët në jug të Ibrit qenkan në rrezik të madh dhe kërkoi që bashkësia ndërkombëtare të intervenojë për mbrojtjen nga ‘provokimet dhe suImet’, e gjitha kjo pas pretendimeve se qenka vjedhur bizhuteri në një shtëpi në fshatin Preoc në komunën e Graçanicës.

Policia e Kosovës kishte njoftuar për një rast të vjedhjes në shtëpinë e banorit të fshatit Preoc në komunën e Graqanicës ku ishte raportuar për vjedhjen e bizhuterive.

- Advertisement -

Petkovic që zëvendësoi ish shefin e tij Marko Djuric, nuk lëshoi rastin e u ankua për ‘suIme e provokime’ në rrethinën e Graçanicës duke bërë thirrje për intervenim ndërkombëtar madje për një rast ende të pasqaruar.

Petkovic vlerësoi se këto suIme kanë prapavijë politke dhe fajësoi Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla si ‘nxitëse’ e këtyre suImeve, sipas tij.

“Kërkoj nga përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë e Metohi që me shpejtësi dhe ekskluzivisht të marrin masa që populli serb në jug të Ibrit të mbrohet nga provokimet dhe suImet e ekstremistëve” shkroi mbrëmë Petkovic në deklaratën e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit