1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qetësohet situata midis LDK-së dhe AAK-së, kryeministri Hoti merr me vete në Bruksel zëvendësin e tij, Besnik Tahiri

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, udhëton sot për në Bruksel, për të zhvilluar disa takime të rëndësishme zyrtare.

Por ajo çfarë bie në sy është se bashkë me të në Bruksel do të udhëtojë edhe zv.kryeminsitri,Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së.

- Advertisement -

Gjatë këtyre ditëve midis dy partive, LDK-AAK pati një krisje të bashkëpunimit, pikërisht për këtë arsye.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pati vërejte në drejtim të Hotit se në takimet e tij po i injoron ministrat nga radhët e kësaj partie, gjë që çoi edhe në raportimet për largim të mundshëm nga koalicionit.

Por është pikërisht Tahiri, i cili tha se sot bashkë me Hotin do të udhëtojë për në Bruksel, duke qetësuar kështu situatën e tensionuar midis këtyre dy partive.

- Advertisement -

Bashkë me kryeministrin Hoti sot do të kemi disa takime me rëndësi në Parlamentin Evropian, me z. David Sassoli, president i Parlamentit Evropian, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Grupin e miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Në të tria takimet do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave dhe agjendën evropiane për Kosovën”, shkroi ai.

Po ashtu mbrëmë kryeministri Hoti, deklaroi se nuk beson se AAK-ja do të largohet nga koalicioni, por tha se Haradinaj duhet të kuptojë se Kosova ka një kryeministër e jo dy apo tre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit