1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Qeveria e Gjermanisë deklarohet sërish për dialogun Kosovë-Serbi

Rekomandime

Qeveria e Gjermanisë sy e vesh kah dialogu.

- Advertisement -

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është fanatike e përmbylljes së mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, andaj edhe gjatë tërë samitit virtual të Zagrebit pjesën më të madhe të fjalimit të saj ia ka kushtuar dialogut.

Andaj, Gjermania, një nga shtetet që ka përkrahur Kosovën në vazhdimësi, vazhdon të këmbëngl në një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që do të kontribuonte në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria Federale thotë se mbështetë fuqishëm vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

- Advertisement -

Qeveria gjermane thotë se qëllimi i marrëveshjes juridikisht detyruese mes Kosovës dhe Serbisë do të shërbente popullsisë së dy vendeve. Nga gjitha vendet e Bashkimit Evropian, njëkohësisht edhe nga Gjermania, janë të bindura se një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit do të shërbente paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin.

“Qeveria Federale vazhdon të mbështesë fuqimisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuar nga BE. Qëllimi mbetet një marrëveshje juridikisht detyruese për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i shërbente popullsisë në të dy vendet dhe do të kontribuonte në stabilitetin në rajon”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë Federale të Gjermanisë për lajmin.

- Advertisement -

Në samitin virtual të BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, i mbajtur më 6 maj, Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se është e rëndëshime që të ketë një zgjidhje mës Kosovës dhe Serbisë dhe nuk ka rëndesi konkurrenca mes SHBA-së dhe BE-së në këtë mes.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë thirrje për vazhdim të shpejtë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Status quo aktual nuk është i qëndrueshëm. Nuk ka asnjë alternative për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha diplomati i lartë i BE-së në një përgjigje me shkrim për një pyetje nga Parlamenti Evropian.

Ai shtoi se “Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis që është i favorshëm që dialogu të rifillojë, në dobi të të dyja palëve”, dhe se ai është duke pritur për një rifillim të shpejtë të dialogut për të ndihmuar në arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.

Borell kujtoi në përgjigjen se shfaq gatishmërinë e tij për të luajtur rolin e tij si lehtësues i dialogut në emër të BE-së dhe për të vazhduar angazhimin me të gjithë akterët politikë në Kosovë, pas një vizite në Beograd dhe Prishtinë në fillim të këtij viti dhe se ai mirëpriti vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifat 100 për qind të mallrave nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, si një hap i cili pati një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe sigurimin e qarkullimit të lirë të mallrave për të trajtuar pandeminë e koronavirusit.

E, dialogu Kosovë-Serbi është komentuar së fundmi edhe nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ai ka vlerësuar se presidenca kroate dhe samiti i drejtuesve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor iu dërgoi një sinjal të fortë vendeve të rajonit që blloku është me ta dhe se është e gatshme t’i ndihmojë në rrugën e anëtarësimit.

“Synimi është të dërgojmë një sinjal për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Kjo jo vetëm që do të normalizojë marrëdhëniet e tyre, por gjithashtu do t’i ndihmojë ata të dërgojnë një sinjal pozitiv për stabilitetin e rajonit dhe të ecin përpara në arritjen e përparësive të tjera në rrugën për në BE – tha Plenkoviq pas video-konferencës.

Tash dialogu mes vendeve ka shënuar 11 vjetorin e tij, por ende nuk ka një marrëveshje finale, gjithashtu nuk parashihet se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Sidoqoftë, ishte presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili e ka thënë hapur se dialogu duhet të udhëhiqet nga SHBA-ja e një gjë të tillë e ka mbështetur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK, e cila veçse është në pritje të formimit të qeverisë është shprehur në favor të rolit udhëheqës të SHBA-së në dialog.

Dialogu me Serbinë ka stagnuar nga nëntori i viti 2018, atëherë kur Qeveria Haradinaj i vendosi takse 100 për qind produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Një rifillim i dialogut është paralajmërua, por pa datë, nga BE-ja, pas heqjes së taksën nga Qeveria Kurti.

Dialogu Kosovë-Serbi parashihet të përmbyllet më një marrëveshje historike dhe obliguese për të dyja shtetet, e thënë kështu si nga BE, Kosova dhe Serbia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit