2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qeveria e Kosovës tregon çka po bën me amerikanët për strehimin e afganëve

Rekomandime

Qeveria e Kosovës është në komunikim me autoritetet amerikane për të strehuar afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan. Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, nga Qeveria thanë se çështjen po e trajtojnë me kujdes dhe gjithçka do të përmbyllet mirë.

- Advertisement -

Qeveria thotë se për këtë çështje janë në komunikim me ShBA-në që nga mesi i muajit korrik, duke theksuar se ShBA mbetet aleati kryesor i shtetit tonë.

“Që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme. Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. ShBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, ka konfirmuar për Gazetën Express, Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit Albin Kurti.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të dielën tha se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht strehimit të afganëve nëse kërkohet nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Teksa theksoi se Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së amerikanëve.

- Advertisement -

“Nuk e di nëse amerikanët i kanë kërkuar edhe Kosovës të strehojë afganët që u ekspozuan si miq dhe mbështetës të ushtrive aleate; uroj që në rast se po, qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht, për nderin e saj e të Kosovës sigurisht. Por bëj me dije se në Samitin e NATO-s isha unë që e ngrita këtë shqetësim, për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani. Madje iu referova si shembull eksperiencës tragjike të kundërshtarëve të regjimit komunist në vendin tonë, që v.au, burgosi, t.rturoi, sh.atërroi çdo armik të brendshëm pasi triumfoi mbi armiqtë e jashtëm dhe mbylli totalisht Shqipërinë, siç do të bëjnë së shpejti tanimë, talebanët me Afganistanin”, u shpreh Rama ndër të tjera.

Për këtë çështje pati shumë reagime, ku iu kërkua kryeministrit Kurti që ta mbështes Amerikën.

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet t’i strehojë afganët dhe t’i qëndrojë pranë SHBA-së.

Haradinaj shprehet se duhet qëndruar pranë Amerikës ashtu siç ata riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria.

Edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, tani nënkryetare në PDK, Vlora Çitaku, thotë se Kosova duhet të tregojë zemërgjerësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani.

“Ne në Kosovë e dimë shumë mirë ndjenjën e pafuqisë që vije në momemtin kur d.bohesh d.unshëm nga shtëpija. Dhimbjen dhe pasigurinë që të kaplon kur ndahesh pa dëshirë nga gjithcka që njeh dhe don”, tha ajo.

Talebanët kanë hyrë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport për t’u larguar nga vendi. Po ashtu bëhet me dije se po dërgohen dhe ushtarë për të bërë të mundur evakuimin e sa më shumë qytetarëve dhe të shmanget ndonjë tragjedi.

Talebanët kanë bërë përparim të shpejtë gjatë javëve të fundit, duke marr nën kontroll pjesë të mëdha të territorit teksa forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja, po tërhiqen nga Afganistani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit