3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Qeveria e pakicës në Mal të Zi, Escobar e diskualifikon partinë që flet kundër Kosovës

Rekomandime

Liderët e Malit të Zi duhet të marrin vetë vendimin se a do të ketë qeveri të pakicës, të cilën sot pritet të propozojë lideri i URA’s Dritan Abazoviq.

Duke folur për këto zhvillime, zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar, që është edhe emisar për Ballkanin, ka thënë se nuk i takon SHBA’së t’i zgjidhë tensionet dhe problemet brenda koalicionit qeverisës.

- Advertisement -

“Washingtoni e ka bërë të qartë se cfarë pret, Mali i Zi duhet të mbetet shtet i orientuar kah Perëndimi, anëtar i fortë i NATO’s dhe të vazhdojë të përparojë drejt integrimeve europiane” ka thënë ai për VoA në gjuhën serbe.

Sipas Escobar, SHBA po ashtu e kanë bërë të qartë se dy parti në spektrin politik të Malit të Zi, nuk i përmbushin këto kritere duke vlerësuar se Fronti Demokratik është dëshmuar si “dikush që nxit ndasi, tensione etnike dhe që vazhdimisht bllokon reformat në parlamnt dhe me këtë edhe rrugën europaine” ka thënë ai.

“Po ashtu në të kaluarën ka qenë kundër NATO’s dhe nuk ka ndihmuar me deklarata rreth Kosovës. Kështu që nuk besoj se kjo ka ndryshuar dhe nuk i shohim si partnerë të përgjegjshëm” ka theksuar ai.

- Advertisement -

Ndryshe, Escobar ka thënë se SHBA do të vazhdojë të aplikojë sanksione kundër korrupsionit në Ballkan dhe se do të ketë edhe të tjera, por që sanksionet nuk janë mjeti i vetëm i SHBA’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit