15.9 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Qeveria e Serbisë fton qytetarët nga Kosova të paraqiten për vaksinim kundër koronavirusit

Rekomandime

E ashtuquajtura zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të aplikojnë që të vaksinohen kundër koronavirusit.

- Advertisement -

Nga kjo zyrë është thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.

E imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë. Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.

Sipas të dhënave të kësaj zyre deri më tash janë vaksinuar 10 mijë qytetarë nga Kosova, ndërsa dozën e dytë e kanë pranuar 7500 qytetarë. Bëhet fjalë kryesisht për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit