7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Qeveria Hoti e shuan Taskë-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës

Rekomandime

Prishtinë – Qeveria Hoti e ka shfuqizuar vendimin nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010, i cili vendim kishte themeluar taskë-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Ky vendim u morr gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku në mesin e pikave të trajtimit ishte edhe kjo e shfuqizimit të kasë forcës.Gjatë ditës së sotme Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj propozimit të Qeverisë së Kosovës për shuarjen e Departamentit Special Anti-Korrupsion në Policinë e Kosovës.

IKD në reagim thekson se tendenca e Qeverisë së Kosovës për të shuar institucionet që veprojnë në luftën kundër korrupsionit po shihet si hakmarrje për hetimet që ka bërë kjo Task Forcë ndaj anëtarëve të partive politike.“Në këtë drejtim, tendenca e Qeverisë së Kosovës për të shuar institucione që veprojnë për më shumë se 10 vite në luftën kundër korrupsionit, pa analizë dhe konsultim publik me akterët kompetent në Kosovë, shihet si hakmarrje e Qeverisë për hetimet e kryera nga kjo Task Forcë ndaj një numri të madh të anëtarëve të partive politike që kanë pozita udhëheqëse, e veçanërisht të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, raste të cilat kryesisht kanë dështuar në organet e ndjekjes dhe gjyqësorit”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit