12.4 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Qeveria i hapi, Ahmeti lut prindërit mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe

Rekomandime

Pas vendimit të Qeverisë për lehtësimin e masave me COVID-19, në të cilat përfshihet edhe rihapja e çerdheve, ka reaguar kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka përmendur rregullat që duhet ndjekur.

“Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat”, thotë ai.

Lexo po ashtu:

- Advertisement -

Nga nesër fillon faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19

Ahmeti ka thënë se pret që Ministria e Arsimit të qartësojë situatën dhe rregullat e caktuara për mbrojtje.

- Advertisement -

Ai ka lutur prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe pa u marrë vendimi nga niveli qendror.

“Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë. Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje”, ka shkruar Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit