9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Qeveria Kurti ia dorëzoi sovranitetin Rezolutës 1244 thotë Isa Mustafa

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për marrëveshjen e sotme të arritur në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe për çështjen e targave si dhe situatës në veri.

- Advertisement -

Në një deklaratë dhënë për lajmi.net, Mustafa ka thënë se parimi i reciprocitetit ka qenë i marrur vesh me Serbinë qysh në marrëveshjen e vitit 2011 për Lëvizje të Lirë, si dhe në atë të shtatorit, shkruan lajmi.net.

“Parimi i reciprocitetit ka qenë i marrur vesh me Serbinë në marrëveshjen e vitit 2011 për lëvizje të lirë dhe në atë të shtatorit të vitit 2016. Vënja e fletëngjitëseve në tabela në mënyrë reciproke është caktuar me marrëveshjen teknike te vitit 2016”, ka thënë Mustafa .

Tutje, ai ka thënë se tërheqja e Njësive Speciale nga veriu është pasojë e veprimeve të pamatura të qeverisë dhe presidencës.

- Advertisement -

Sipas tij, që nga fillimi është ditur se këto forca do të tërhiqen, por jo barabarët me protestuesit që ai i quan “grupe rrebele”.

“Tërheqja e njësive speciale të policisë është pasojë e veprimeve të pa matura dhe të pakordinuara të Qeverisë dhe Presidencës. Që nga fillimi është ditur që ato do të tërhiqen, por jo barabar dhe në një pako me grupet rrebele serbe dhe barrikadat e tyre. Dhe jo si pasojë e presioneve serbe në Kosovë dhe në Beograd. Në këtë formë Qeveria ka shkaktuar rrethana që sovraniteti i vendit t’i dorëzohet Rezolutës 1244 të KS”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Megjithatë, Mustafa thotë se në një variant, kjo marrëveshje “është e mirë”.

“Gjithësesi marrëveshja është më e mirë sesa gjendja para shpërthimit në veri. Duhet të jemi falënderues për rolin e SHBA-së, BE-së dhe të NATO-s”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Ndryshe, në bazë të marrëveshjes së arritur sot në Bruksel, forcat e Policisë së Kosovës do të tërhiqen të shtunën nga veriu, dhe do të zëvendësohen me ato të KFOR-it.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit