10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qeveria Kurti ndan 20 milionë euro ngabpako emergjente për këto ndërmarrje

Rekomandime

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 20 milionë euro nga Pakoja Fiskale Emergjente për subvencionimin e ndërmarrjeve publike.

- Advertisement -

Në mbledhjen e 33-të, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Pakos Emergjente Fiskale.

“Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Pakos Emergjente Fiskale. Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit në mbledhjen e sotme, janë ndarë 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së krijuar nga emergjenca e shëndetit publik dhe me qëllim të sigurimit të likuiditetit të tyre”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Qeveria ka bërë me dije përmes një komunikate për shtyp se “këto subvencione mund të kushtëzohen me reduktimin e ndarjeve buxhetore për vitin aktual dhe për vitet në vijim për ndërmarrjet publike”.

- Advertisement -

Përveç këtij vendimi, Qeveria në detyrë ka marrë edhe disa vendime të tjera në mbledhjen e 33-të të saj. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit