4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qeveria Kurti premtonte kursim të parasë publike, një Ministri tani lejon përdorimin e veturave zyrtare edhe pas orarit

Rekomandime

Ndonëse Qeveria Kurti thirrej në parimin se do të bënte kursime të parasë publike, të njëjtën nuk po e tregojnë edhe vendimet e tyre.

Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokale para disa ditëve ka vendosur që zyrtarëve të saj, t’u lejohet përdorimi i veturave zyrtare edhe jashtë orarit të punës.

- Advertisement -

Sipas një dokumenti mund të shihet se ky vendim është marrë me datë 10.02.2020 nga ministrja që udhëheqë këtë dikaster, Emilija Rexhepi.

Siç thuhet aty, zyrtarëve të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal do t’u lejohet që të shrytëzojnë veturat zyrtare edhe pas përfundimit të orarit të punës.

Kjo do të vazhdojë deri në një afat të pacaktuar, derisa nuk dihet se për çfarë arsye është marrë një vendim i tillë.

- Advertisement -

Në bazë të vendimit, Almir Sahiti, Avdulaj Djesvic dhe Merdzan Osmani që janë këshilltarë, si dhe Memed Veliji, zyrtar i sigurimit në kabinetin e ministres Rexhepi, do të përdorin veturat edhe kur nuk janë në orar të punës.

- Advertisement -

Sidoqoftë, vlen të theksohet se Qeveria Kurti thirrej më herët në parime të larta, si prioritet kursimin e parasë publike.

Ne do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike, para meje do të jenë 15 ministra dhe jo 22 sa ka qenë më herët.

Pra më pak shpenzime në poste. Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit”, kishte thënë Kryeministri Albin Kurti më herët.

Kujtojmë se Qeveria Kurti u formua më 3 shkurt të këtij viti pas koalicionit qeverisës mes VV’së dhe LDK’së ku secilës u takuan nga 6 ministri.

Ndërsa, tre të tjera u takuan partive të komuniteteve pakicë, duke përfshirë këtu dy që iu dhanë Listës Serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit