2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qeveria Kurti zbulon strategjinë për ta frenuar braktisjen e Kosovës: Do t’i punësojmë 1000 të rinj

Rekomandime

Pasi numri i të rinjëve kosovarë që po ikin nga vendi për një punë dhe jetesë më të mirë është shtuar dukshëm, një zyrtar i qeverisë ka thënë se do të punësojnë 1000 të rinj përmes granteve.Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal, ka thënë se përmes dhënies së granteve kanë në synim të punësojnë rreth 1000 veta të rinj.Ai tha se me këtë po duan të parandalojnë ikjen e të rinjve nga vendi.

- Advertisement -

Për këtë, Veliji ka thënë se janë në prag të nxjerrjes së një udhëzimi administrativ për aplikim për grante.“Sivjet ne i kemi ndarë në tri thirrje. Start Up do të jetë deri në 8000 euro thirrja për një të ri për me hapë një biznes dhe për të mos e lëshuar. Për shkak të kësaj ikje ne menjëherë jemi angazhuar si ministri që të ndërpresim këtë. Për këtë vit do të ndajmë 1.5 milion për ndarjen e granteve. Për këtë vit synojmë punësimin e deri 1000 veta të rinj”, ka thënë ai për Klan Kosova.Veliji ka thënë se e gjithë kjo do të bëhet me monitorim dhe do të bëhet verifikimi përmes ATK-së.

“Jemi në fazën finale deri ka 15 mars dhe do të bëhet monitorim”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit