1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qeveria merr një vendim për sektorin privat, ka të bëjë me rrogat e punëtorëve

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave që të subvencionohen të gjithë punëdhënësit e sektorit privat, që u kanë rritur pagat punëtorëve të tyre.Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në mbledhje ne qeverisë tha se shqyrtimi i kërkesës së MF-së për ndarje buxhetore për zbatimin e pikës 1.3 të vendimit të qeverisë të datës 30 shtator, 2022, “lidhet me ‘masën 3.6 mbështetja e likuiditetit familjar të pakos për ringjallje ekonomike’”.

- Advertisement -

“Në linjë me premtimin tonë për për mbështetjen e qytetarëve përmes pakos për përballje inflacion, Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, ka paraqitur kërkesën për ndarjen buxhetore për të realizuar pagesën e subvencionimit për të gjithë punëdhënësit e sektorit privat që kanë rritur pagat për punëtorët e tyre”, tha shefi i qeverisë.

Më pas, ministri i Financacve, Hekuran Murati tregoi se do të ndahen 1.5 milionë euro për zbatimin e këtij vendimi të ekzekutivit.

Sipas tij, 17 mijë punonjës të sektorit privat kanë përfituar me rritjen e rrogës, e që do të subvencionohet nga Qeveria e Kosovës.“Bëhet fjalë për masën mbështetëse për rritjen e pagave në sektorin privat.

- Advertisement -

Sipas komisionit, janë kualifikuar kemi rreth 17 mijë përfitues, punonjës të sektorit privat që kanë përfituar rritjen e pagës që qeveria e ka subvencionuar përmes kësaj mase.

Bëhet fjalë për 1 milion euro rritje pagash çdo muaj”, shtoi Murati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit