12.9 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Ganimete Musliu shkon në Morinë për ta pritur Thaçin

Rekomandime

Surleve e tupanave në pikën kufitare në Morinë, iu është bashkuar edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

- Advertisement -

Musliu bashkë me qytetarë të shumtë, ka dalë në Morinë që ta presin presidentin e Republikës, Hashim Thaçin, i cili erdhi me aeroplan nga Haga për në Tiranë.

Deputetja ka shpërndarë një lidhje direkte në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ku shihet atmosfera e atjeshme.

Presidenti Thaçi, ishte në Hagë ku u intervistua për 4 ditë me radhë, pas propozim-aktakuzës së ngritur ndaj tij për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.

- Advertisement -

Musliu që nga fillimi ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit