23.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Isa Mustafa nuk e përjashtoi prishjen e koalicionit me AAK- vjen reagimi nga partia e Haradinajt

Rekomandime

Selim Selimi i AAK’së në Frontal të T7 thotë se kanë pasur disa probleme brenda koalicionit qeverisës, që kanë nisur nga vizita e kryeministrit Avdullah Hoti në Bruksel, ku u takuar me Presidentin serb, Aleksander Vuçiq.Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, kishte udhëtuar me Hotin në Bruksel, por nuk ishte pjesëmarrës në takim, pasi sipas tij, kryeministri zgjodhi që përballë Vuciqit të dalë me shefen e kabinetit të tij, Ardita Dushin.“Ne duhet të jemi në dialog.

- Advertisement -

Për cështje ekzkutive e kam shef Hotin, por jam i emëruar i Haradinajt për ta informuar për rrjedhjen e dialogut. Mosprezenca më privon nga informatat për dialogun”, ka thënë ai.

“Me të shkuar atje, ne punuam në pozicionet që ne i kemi. Në bazë të BE’së, takimi ka qenë 1+1. Termet e pjesëmarrjes në dialog i përcakton pala. Vuçiq e ka marrë një person që ka qenë i angazhuar në minimin e ekzistencës tonë. Nga ana jonë, edhe unë edhe përfaqësuesja e Nismës është dashur të jemi aty”, është shprehur Selimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit