2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qeveria mori vendim për karantinim të disa komunave: Gjilani i Lutfi Hazirit del kundër

Rekomandime

Arbër Ismajli, nënkryetar i Gjilanit, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja e radhës me ekipin e Qendrës Operative Emergjente në lidhje me pandeminë COVID-19.Ai ka bërë të ditur se nga numri total i të infektuarve në këtë komunë e që është 285, aktive janë 126.Ndërsa vendimin e qeverisë për futjen e Gjilanit në karantinë e ka konsideruar të ngutshëm.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Nga takimi i sotëm i ekipit të Qendrës Operative Emërgjente, u vlerësua gjendja aktuale në komunën tonë, si dhe u diskutuan masat shtesë që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Komuna e Gjilanit është 285 raste. Nga këto raste, të shëruar kemi 155 raste, të vdekur 4 raste, ndërsa, raste aktive kemi gjithsej 126. Ne, si institucione jemi pranë çdo të prekuri, duke u përkujdesur për ta, deri në shërimin e plotë të tyre.Ndërsa, vendimi i Qeverisë së Republikës, për futjen e Komunës së Gjilanit në karantinë, konsiderojmë që është vendim i ngutshëm dhe jo i menduar mirë, pasi që, do të sjellë pasoja të rënda socio-ekonomike për qytetarët tanë.Vendime të tilla, nuk janë të mirëseardhura edhe për bizneset, ku do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në vështirësimin e gjendjes financiare të operimit të tyre, e rrjedhimisht, deri tek ndërprerja përfundimtare e operimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit