1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

“Qeveria në ikje”, Ramush Haradinajt i vjen ‘goditja’ e rëndë

Rekomandime

“Kjo qeveri ka shpall edhe konkurse punësimi dhe vazhdon të merr paga të majme. Bazuar me Kushtetutë kjo qeveri nuk ka bazë legale veprimi , pra kjo situatë nuk ka ndodhë asnjëherë që të funksionon kështu. Kemi një Kuvend të ri të posa inauguruar dhe kemi qeveri që ka dhënë dorëheqje, është në ikje por akoma merr vendime, është vepruese. Shikuar ligjërisht dhe realisht, kjo qeveri nuk ekziston, ekziston vetëm Kuvendi i Kosovës dhe ky Kuvend duhet të deklarohet dhe të ndalë menjëherë punën e saj dhe pagat që po i marrin kot së koti ”,thotë profesori i së drejtës, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”

Qeveria e dorëhequr e Kosovës, po vazhdon akoma të takohet e të merr vendime, kryesisht të karakterit të shpenzimeve të reja financiare.

- Advertisement -

Një vendim të kësaj natyre, Qeveria në ikje e morri edhe në mbledhjen e së premtes, duke ndarë edhe 250 mijë euro në mbështetje të koalicionit global kundër ISIS-it. E lidhur me këto veprime të kundërligjshme, ka reaguar profesori i së drejtës Blerim Burjani. Burjani kërkon nga legjislatura e re e Kuvendit që të mblidhet me urgjencë, dhe ta deklarojë dhe merr vendimin kundër këtyre veprimeve ilegale tani të qeverisë së dorëhequr të PAN-it.

Blerim Burjani

“Kjo mënyrë funksionimi e ekzekutivit të dorëhequr, sidomos tani kur është votuar dhe është funksional Kuvendi, është një shpërdorim i skajshëm i ligjeve dhe kushtetutës, dhe për këtë mosreagim mbajnë përgjegjësi edhe partitë politike që po e zvarritin marrëveshjen për koalicion, duke ja mundësuar kështu kabinetit qeverisë të PAN-it që ta shpërdoron dhe zbrazë deri në fund buxhetin e shtetit, madje duke i zhvatur edhe rezervat e buxhetit të shtetit. Kjo qeveri tani është e paligjshme, për këtë qeveri tash duhet të thirret seancë parlamentare për të pushuar punën e paligjshme”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, shkelja e ligjit dhe Kushtetutës, abuzimi me pozitën nuk po bëhet vetëm duke marr vendime të tilla të zhvatjes së buxhetit, por edhe duke shpallur konkurse punësimi, pavarësisht se është qeveri në ikje dhe nuk është më as në kompetencë të kësaj qeverie në largim planifikimi i dhe vlerësimi i nevojave për punësime të reja.

- Advertisement -

“Kjo qeveri ka shpall edhe konkurse punësimi dhe vazhdon të merr paga të majme. Bazuar me Kushtetutë kjo qeveri nuk ka bazë legale veprimi, pra kjo situatë nuk ka ndodhë asnjëherë që të funksionon kështu. Kemi një Kuvend të ri të posa inauguruar dhe kemi qeveri që ka dhënë dorëheqje, është në ikje por akoma merr vendime, është vepruese. Shikuar ligjërisht dhe realisht, kjo qeveri nuk ekziston, ekziston vetëm Kuvendi i Kosovës dhe ky Kuvend duhet të deklarohet dhe të ndalë menjëherë punën e saj dhe pagat që po i marrin kot së koti”,shton profesori i së drejtës, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër, Burjani thotë se edhe vendimet e deritashme që janë marr kundërligjshëm, duhet të rishikohen dhe revokohen, në mënyrë që të hedhen poshtë nga qeveria e re që pritet formohet.

- Advertisement -

“E kam thënë edhe në një rast tjetër se të gjitha vendimet e nxjerra nga kjo qeveri në ikje, që i bije të themi ish Qeveria, vendime që janë marr nga dita e dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj më 19 korrik duhet të shfuqizohen sepse janë vendime të paligjshme, e ndër më seriozet janë ato për qëllimin e politizimit të institucioneve të sigurisë që u ndërmorën në marrëveshje me PDK-në, e ku me atë marrëveshjen mes PDK dhe AAK e kanë politizuar AKI-në me emërime të njerëzve politik dhe partiak. Mirëpo pesha bëhet akoma më e rëndë me këto vendimet të cilat kanë kosto buxhetore”, përfundon Burjani për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit