-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

”Qeveria në Serbi gati ta nënshkruajë marrëveshjen e kufijve me Kosovën!”

Rekomandime

“Vuk Jermiq ka bërë kritika të reja për atë që ai beson se është plani i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

- Advertisement -

Jeremiq ka shfaqur shqetësimin e tij për mënyrën se si Qeveria e Beogradit i trajton temat më në interes, si statusi i ardhshëm i Kosovës dhe ruajtja e Republika Srpskës.

“Qeveria në Serbi po bëhet gati ta nënshkruajë marrëveshjen e kufijve me Kosovën, duke dhënë nënshkrimin e garancisë që Kosovës t’i mundësohet anëtarësimi në bashkësitë ndërkombëtare dhe direkt krijimi i Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Jeremiq .

Ai ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është mësuar me praktikën e ish presidentit të Ish Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq, andaj nuk do t’ia lejojë vetes që të “lavdërohet nga perëndimi duke e ditur se zgjasin shkurt”.“Pas dorëzimit të Kosovës, do të ofrojë bashkëpunim të afërt edhe për funksionalizimin e Bosnjës e Hercegovinës”, shtoi ai.Jermiq ka theksuar se Evropa është në rrezik nga migrimet e reja nga Lindja e Mesme dhe zgjerimit të ekstremizmit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit