13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Qeveria ruse merret me Albin Kurtin, s’lë gjë pa shpifë

Rekomandime

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova ka deklaruar se Kosova është një vrimë e zezë në Evropë.

- Advertisement -

Ajo është shprehur se në Kosovë lulëzon kr.mi e korrupsioni.

“Kosova është një vrimë e zezë në Evropë, ku lulëzon kr.mi i organizuar dhe korrupsioni dhe ku krijohet një atmosferë e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare dhe fetare”, ka thënë ajo.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse ka përmendur edhe kryeministrin Albin Kurti, derisa ka thënë se autoritetet e reja po predikojnë ekstremizëm të hapur politik.

- Advertisement -

“Autoritetet e reja të Kosovës, të udhëhequra nga kryeministri Albin Kurti, po predikojnë ekstremizëm të hapur politik. Kosova është bërë një problem për kontinentin Evropian”, tha Zaharova, përcjell mediumi serb, Kosovo Online.

Zaharova ka thënë po ashtu se marrëveshjet e Brukselit ishin harmonizuar në vitin 2013 dhe se “Beogradi përmbushi pjesën e vet të këtyre zgjidhjeve, ndërsa Prishtina refuzoi të sigurojë kushtin kryesor – krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit