8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qeveria synon që shërbimi i detyrueshëm ushtarak të nisë viteve të ardhshme

Rekomandime

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se Qeveria e Kosovës mendon që në fund të mandatit të saj të nisë përgatitjet për të shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në mënyrë që këtë punë ta kryejë qeverisja e ardhshme kushdo që ta fitojë atë.

Syla ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se tani për tani nuk ka asgjë në plan në këtë drejtim, duke shtuar se qëllimi kryesor aktualisht është që të bëhet plotësimi i kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së.

- Advertisement -

“Në platformën tonë të mëhershme, LVV-ja ka pasur dhe ka mision që një ditë ta bëjë të mundshme që ne ta kemi shërbimin ushtarak obligativ ose të detyrueshëm. Pas plotësimit të kapaciteteve dhe zhvillimit të FSK-së, nuk do ta lëmë anash që të mendojmë në këtë drejtim që të punohet. Do të angazhojmë specialistë të kësaj fushe për ta përgatitur ushtrinë e detyrueshme meqë rinia jonë nuk di as për vetveten të japë sigurinë e të mos flasim që të jap sigurinë për të tjerët. Tash për tash nuk e kemi në plan dhe nuk e kemi si fazë që do ta realizonim, por jemi duke punuar që pas plotësimit të fazës së dytë, të mendojmë se kur do të jetë shërbimi i detyrueshëm. Kjo është e kushtueshme dhe duhet buxhet i madh për ta bërë këtë punë. Ne mendojmë që fundi i mandatit tonë si Qeveri të hyjë me përgatitjet dhe projektin që në mandatin tjetër të bëhet realitet, kushdo qoftë në Qeveri”, ka thënë Syla.

Ai ka folur edhe për numrin e personave që kanë aplikuar deri më tani në konkursin për tu bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ne para disa ditësh e bëmë të hapur konkursin për 840 pjesëtarë të rinj, kanë mbetur edhe 10 ditë deri në përmbyllje, dhe ka interesim të madh. Ekipet tona janë duke bërë punë të mirë në terren. Numri i personave që kanë aplikuar deri më tani ka kaluar shifrën prej 1,800. Ka edhe 10 ditë dhe shpresojmë që të jetë numri edhe më i madh. Ne tani kemi krijuar opinion shumë pozitiv”, ka thënë Syla.

- Advertisement -

Ndërkohë, duke folur për ndarjen e buxhetit prej 100 milionë eurosh për ushtrinë nga Qeveria, ai ka thënë se për ushtrinë, buxheti nuk do të jetë kurrë i bollshëm për shkak të tranzicionit që ka përpara.

Ai po ashtu ka deklaruar se kanë në fokus krijimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet e tjera.

- Advertisement -

“Në këtë drejtim kemi krijuar marrëdhënie me 15 shtete dhe jemi në realizim e sipër të marrëveshjeve edhe me 10 të tjera. Ne kemi krijuar marrëdhënie bilaterale me SHBA-të dhe përmes tyre ne kemi realizuar një sërë takimesh të rëndësishme për të kontaktuar me partnerë të shumtë të tjerë që merren drejtpërdrejtë me industrinë e armatimit”, ka thënë zëvendësministri Syla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit