1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qindra tanke dhe mijëra ushtarë drejt kufirit me Ukrainën, Rusia “kërcënon” me luftë- SHBA mbështet Ukrainën

Rekomandime

Rusia u zotua se do të merrte masa shtesë nëse NATO do të dërgonte forca të armatosura në Ukrainë, pasi Kremlini dislokoi rreth 4 mijë trupa në kufirin e diskutueshëm.

- Advertisement -

“Një skenar i tillë do të çonte në rritje të mëtejshme të tensioneve pranë kufirit të Rusisë dhe sigurisht që do të kërkonte masa shtesë”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Megjithatë, ai theksoi se me këtë lëvizje, Rusia nuk ishte duke kërcënuar Ukrainën, përkundër një deklarate të mëparshme që paralajmëronte luftë në Donbass.

Së fundmi, mediat kanë publikuar pamje të qindra tankeve dhe automjeteve të tjera të rëndë ushtarake duke u afruar në kufirin me Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara premtuan mbështetje të palëkundur për Ukrainën të enjten, ndërsa zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se ishin në dijeni të vendosjes së mira trupave ruse në Donbass, që kontrollohet nga grupe pro Moskës.

- Advertisement -

Në anën tjetër, edhe Ukraina i ka vendosur forcat e saj ushtarake në gatishmëri të lartë, ndërsa është duke zhvilluar një stërvitje pranë Luhanskit të kontrolluar nga rebelët dhe pranë Krimesë të kontrolluar nga Rusia, duke deklaruar se po i përgjigjet agresionit të ushtrisë së Vladimir Putin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit