2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Qiproja, e prerë kundër pavarësisë së Kosovës

Rekomandime

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Republikës së Qipros, Annita Demetriou, deklaroi në Kuvendin e Serbisë se Qiproja nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

“Shfrytëzoj rastin të konfirmoj qëndrimin e autoriteteve dhe konfirmimin e prerë të Republikës së Qipros me respekt të plotë për të drejtat sovrane dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë. Borxhi historik dhe pozicioni i qartë i Qipros është për të mos njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe baza ligjore për zgjidhjen e kësaj çështjeje mbetet Rezoluta 1244”, tha Demetriou.

- Advertisement -

Më tej, ajo foli edhe për çështjen e dy Qiprove, duke thënë se më shumë se 47 vjet pas pushtimit ushtarak dhe pushtimit turk, populli qipriot po lufton për bashkimin e vendit, për çlirimin dhe kthimin e refugjatëve.

“Ne përsërisim pa u lodhur se qëllimi ynë është të arrijmë një zgjidhje të qëndrueshme, e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në rezolutat përkatëse të OKB-së. Përpjekjet tona janë në kundërshtim me zgjerimin e Turqisë, provokimi i së cilës po rritet rrezikshëm jo vetëm në dëm të Qipros dhe Greqisë, por edhe të rajonit më gjerë. Pala turke kërkon hapur zgjidhje për dy shtetet në Qipro, duke shkelur rezolutat e OKB-së. Nuk do të pranojmë kurrë pikëpamje të tilla të papranueshme”, shtoi Demetriou.

Sipas saj, Turqia po krijon një “status quo” të re si në tokë, ashtu edhe në det, në kundërshtim me rezolutat 550 dhe 780 dhe “paralajmërimi i Erdoganit për militarizimin e mëtejshëm të territoreve të pushtuara është pjesë e politikës ekspansioniste të Turqisë në dëm të të gjithë popullit qipriot”.

- Advertisement -

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Republikës së Qipros falënderoi Serbinë për mbështetjen e Qipros për realizimin e të drejtave të saj, si dhe për pjesëmarrjen e detashmentit të ushtrisë serbe në misionin në Qipro. Ajo tha se si një anëtare e BE-së, Qiproja mbështet perspektivën evropiane të Serbisë.

“Mirëpresim përparimin që ka bërë vendi juaj dhe presim me padurim hapjen dhe mbylljen e kapitujve të rinj. Periudha e paraanëtarësimit është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm, por jam e bindur se intensifikimi i ritmit të reformave do ta bëjë vendin tuaj anëtar të familjes evropiane. Për Qipron ky është një parakusht për forcimin e stabilitetit në Ballkan, i cili është i lidhur pazgjidhshmërisht me stabilitetin në Evropë”, tha Demetriou.

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, nga ana e tij tha se Qiproja është miku më i madh i Serbisë dhe seancën e mbylli me fjalët “Rroftë vëllazëria dhe miqësia e përjetshme mes Qipros dhe Serbisë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit