4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

QKUK-ja jep detaje për gjendjen shëndetësore të 11 personave që u helmuan dje në QNR

Rekomandime

Njëmbëdhjetë persona, nëntë femra dhe dy meshkuj, nga 26 që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, janë hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, atyre u është shkaktuar alergji në fytyrë dhe duar.

Gjendja shëndetësore e të gjitha femrave, sipas mjekëve të QKUK-së, raportohet të jetë stabile. Ato ende janë duke u trajtuar në Infektivën e QKUK-së. Rreth shëndetit të tyre ka folur për Express, sot gjatë ditës drejtoresha e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha. Ndërkohë me rastin tashmë është duke u marrë Prokuroria Themelore e Prishtinës.

- Advertisement -

Në një deklaratë për Express infektiologia Berisha ka thënë se gjendja e përgjithshme shëndetësore e këtyre pacienteve është stabile.

“Ne jemi duke e mbikëqyrur gjendjen shëndetësore të këtyre pacienteve. Gjendja shëndetësore e të gjithave është sabile”, ka deklaruar Ajazaj-Berisha për Exprerss.

Ajo tha se edhe dy gratë të cilat kanë qenë shtatzëna, gjendjen e kanë syabile. Tutje, mjekët janë duke i pritur rezultatet e analizave të cilat i janë marrë këtyre pacienteve gjatë ditëës së djeshme.

- Advertisement -

“Po i prsim rezultatet. Jemi duke i përfunduar të gjitha eksaminimet e nevojshme”, ka sqaruar doktoresha e infektivës.

E dy nga nëntë pacientet kishin pësuar vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë.

- Advertisement -

“Pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese. Ekipi kujdestar i Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i hospitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore. Konsiliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të hospitalizuar”, kanë deklaruar për Express zyrtarë nga SHSKUK-ja.

Ndërkohë, rasti tashmë nga Prokuroria Speciale i ka kaluar Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Rastin për marrjen e lëndës e ka konfirmuar për Express, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit në Themeloren e Prishtinës, Kujtim Munishi.

Ai tha se janë duke i vazhduar hetimet.

“Po rasti tashmë është tek ne. Ne për këtë çështje jemi duke i vazhduar hetimet”, thotë shkurt Munishi.

Megjithëkëtë, për shkak të mungesës së rezultateve, nuk dihet ende se si erdhi deri te paraqitjet e alergjive te këta persona. Andaj, autoritetet në Prishtinë kanë paralajmëruar se mostrat e këtyre zarfeve do të hetohen nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për të vërtetuar se për çfarë bëhet fjalë.
Për shkak të mungesës së rezultateve, nuk dihet ende se si erdhi deri te paraqitjet e alergjive te këta persona. Andaj, autoritetet në Prishtinë kanë paralajmëruar se mostrat e këtyre zarfeve do të hetohen nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për të vërtetuar se për çfarë bëhet fjalë.

Ndërkaq, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti n╡ takim sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin. Me ta bisedoi rreth rezultateve tëhetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës.

“Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se pritet të përfundohet ekzaminimi i mostrave të zarfeve të marra në Shërbimin e Votuesve. Ekzaminimet, sipas tyre, do të bëhen së bashku me ekspertë ndërkombëtarë./Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit