0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qorrolli i jep një propozim Kurtit për mandatar të Kryeministrit

Rekomandime

Analisti politik, Vigan Qorrolli e ka dhënë propozimin e tij për tejkalimin e ngërçit politik në Kosovë, të cilin e ka cilësuar si më seriozin që nga viti 1999.

- Advertisement -

Në një shkrim në Facebook, ai thotë se Kosova mund ta formojë një qeveri të unitetit kombëtar, e cila do ta përgatiste vendin për zgjedhje të reja, që sipas tij do të mund të mbaheshin në vjeshtë të 2020-s.

Qorrolli, ligjërues në Fakultetin Juridik thotë se shkaku i mungesës së konsensusit midis partive, kryetari i LVV-së dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti duhet t’ia dërgojë emrin e një mandatari të ri për kryeministër. E, shton ai, “ky emër mund dhe/ose duhet të jetë një anëtar i familjes më të nderuar në Kosovë: familjes Jashari nga Prekazi”.

“Duke e pasur parasysh pikën 84 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin VLAN, që thotë shprehimisht (fjalia e fundit, rreshti i fundit): “(…) Lidhur me këtë, Gjykata rithekson se Presidenti i Republikës mund të konsultohet vetëm me partinë politike ose me koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, qoftë shumicën absolute, qoftë relative (fund i citatit)” – atëherë Albini duhet t’ia dërgojë emrin e Murat ose Bekim Jasharit – Presidentit të Republikës në emër të partisë që e ka fituar shumicën (LVV) në zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, shkruan Qorrolli.

- Advertisement -

Ai po ashtu shkruan se nëse një emër i tillë nuk i bind partitë, atëherë ai propozim “le të rrëzohet me votë”, transmeton KOHA.

Në atë rast, si shkruan ai, “Kosova sipas nenit 94.4 të Kushtetutës shkon në zgjedhje të parakohshme me automatizëm, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit