1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qorrolli thotë se vota e Etem Arifit është ilegale

Rekomandime

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, ka thënë se nuk mund të kalojë në heshtje votimi jo kushtetues i ish-deputetit, Etem Arifi, në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, ai është shprehur se për shkencën kushtetuese Arifi ka marrë pjesë në seancat kuvendore dhe ka votuar aty, sikur të votonte çdo qytetar tjetër i Kosovës pa legjitimitet burimor — domethënë ilegalisht.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Nuk ben dhe nuk mund te kaloje ne heshtje votimi jokushtetues i ish-deputetit, Etem Arifi, ne seancat e Kuvendit te Kosoves.

Per Kushtetuten ??, ai eshte veç nje ish-deputet, te cilit i ka humb mandati me shpalljen fajtor te tij nga Gjykata kompetente sipas nenit 70, parag. 3, pika (6) te saj.

- Advertisement -

Per shkencen penale eshte e vlefshme kerkesa e tij per shtyerjen e ekzekutimit te denimit dhe perdorimin e mjeteve te jashtezakonshme juridike.

Per shkencen kushtetuese z. Arifi ka marre pjese ne seancat kuvendore dhe ka votuar aty, sikur te votonte çdo qytetar tjeter i Kosoves pa legjitimitet burimor — domethene ilegalisht.

- Advertisement -

Nje cenim i tille i rende i demokracise kushtetuese nuk duhet te kaloje ne heshtje, sikurse te mos kishte ndodh asgje. Nese kalon lehte dhe gjoja s’ka ndodh asgje, siç kane kaluar shume skandale te tjera, pa asnje ndeshkueshmeri — eshte turp i madh per shtetin tone!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit