7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

QUINT-i thërret politikanët kosovarë të përmbahen nga gjuha nxitëse

Rekomandime

Vendet e QUINT-it, përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë në Kosovë të diskutojnë lidhur me sfidat me të cilat po përballet Kosova, por siç tonë ata, pa fyerje e kërcënime.

Deklarata nga ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, thotë se çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune.

- Advertisement -

U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet Kosova pa fyerje dhe kërcënime.

E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes.

Çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë”, theksohet në reagim.

- Advertisement -

Ditëve të fundit, debati politik midis politikanëve në Kosovë ka marrë formë të sulmeve personale, kësisoj edhe erdhi ky reagim nga QUINT-i.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit