-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Quni kundër VV-së e pro Selmanajt: Dritoni shëroj plagët e ushtarëve të UÇK-së

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i cili vjen nga radhët e LDK-së, i ka dalë në krah zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj, të cilin e kundërshtuan për pjesëmarrje në seancën e Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Quni ka thënë të mos paragjykojnë para se të mësojnë fakte për Driton Selmanajn.

“Prindi i Dritonit, Ali Selmani, ishte kultivues i trashëgimisë kulturore shqiptare, bashkëthemelues i ShKA “AFËRDITA”. Nga regjimi antishqiptar ai u persekutua pamëshirshëm. Gjithmonë qëndroi stoik dhe i palëkundur. Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagē të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur të UÇK-së. Mësoni para se të gjykoni”, shkroi Quni në Facebook.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit. Deputetët e VV-së kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit.

- Advertisement -

Ata kanë bërtitur: “Jashtë, jashtë!”

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka dalë në konferencë për media pas tensioneve në Kuvend të Kosovës.

- Advertisement -

Reagimet e LVV-së për Driton Selmanajn i kanë quajtur në partinë e Isa Mustafës sulme verbale.

“Kuvendi u sulmua verbalisht edhe me zhurmat e Lëvizjes Vetëvendosjes. Ajo çka ndodhi është një episod i përsëritur i një sjelljeje agresive e LVV-së”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit