-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Quni: Në 100-ditëshin e parë kemi realizuar pjesën më të madhe të aktiviteteve të planifikuara

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, në mbledhjen e qeverisë ku është paraqitur puna e 100 ditëve të para, tha se kanë arritur të realizojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të planifikuara.

- Advertisement -

Ai theksoi se kanë hartuar draft-dokumentin e strategjisë së mbrojtjes.

“Përkundër situatës së paparashikuar të shkaktuar nga pandemia Covid-19, Ministria e Mbrojtjes ka realizuar pjesën më të madhe të aktiviteteve të planifikuara. Për periudhën e 100-ditëshit të parë të planit vjetor të qeverisë dhe ministrisë. Në funksion të përmbushjes së objektivave të ministrisë.

Jemi në vitin e dytë të procesit të tranzicionit të FSK-në në misionin e forcës ushtarake…Kemi hartuar draftin e dokumentit më të lartë të mbrojtjes, pra strategjinë e mbrojtjes dhe draftet e dy dokumenteve tjera strategjike, si strategjinë e burimeve njerëzore dhe bashkëpjesëmarrje në hartimin e strategjisë pesëvjeçare për sigurinë kibernetike”, tha ministri Quni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit