-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Qysh ti i djathtë e po kërkon të ndërhyjë shteti në treg të lirë”, Gjinovci e Syla polemizojnë në Facebook

Rekomandime

Analistët Rron Gjinovci dhe Valon Syla kanë debatuar në rrjetin social Facebook për çmimet e biletave të udhëtimit në treg.

Debati ndodhi pas një statusi të Sylës në Facebook ku kërkonte që kryeministri Albin Kurti të bënte dicka për çmimet e larta të kompanive të udhëtimit në Aeroportin e Prishtinës.

- Advertisement -

“Kryeministri Albin Kurti ma mirë është me i pa modalitetet për me ndiku në lirimin e biletave nga Aeroporti i Prishtinës me jashtë. Se sa me bo filma në Kroaci… Boll mo rrena e filma. Nisja boni diçka pernime. Ngushllime familjeve.”, kishte shkruar Syla në një status pasi që ndodhi aksidenti tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë ku 10 mërgimtarë humbën jetën.

Gjinovci i kishte reaguar duke i kujtuar se Syla është me orientim të djathtë në politikë dhe si i tillë nuk duhet që të kërkojë ndërhyrjen e shtetit në rrefgullimin e çmimeve.

“E qysh ti i djathtë po kerkon kryeministri (shteti) me nderhy ne treg tlire a?”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Ndërkohë Syla i replikoi përsëri atij.

“400 euro ka biletë… jashtëtokësore, si çmim nga Zvicrra, p.sh. Shteti, ka drejtë me u perzi, kur subvencionon. Ose shkurt ku i jep pare. Kjo vlen në bileta, në energjetikë, ose në shkollim… kjo s’është e djathtë as e majtë, është mekanizëm në dispozicion. Mundet me u perdor edhe në bujqësi, sport etc. Sē paku deri sa ndihmohet tregu liberal. Une jam i djathtë liberal. Edhe e di që ki me bo pare Rron Gjinovci. Ta honksha të majtën… me proseco”, tha Syla.

- Advertisement -

E Gjinovci ia ktheu përsëri.

“Arsyetim kot. Une pare boj ama i ndaj me popullin.”, ia ktheu Gjinovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit