4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Qytetarët duhet t’i paguajnë kreditë në “Monego” dhe “IuteCredit”, BQK tregon mënyrën

Rekomandime

Banka Qendrore e Kosovës me anë të një njoftimi jep sqarime për klientët e Monegos dhe IuteCreditit, se si duhet t’i paguajnë këstet e kredive të marra.

BQK thotë se kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet dhe afatet e kredisë.

- Advertisement -

“Kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredimarrësi dhe kredidhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit. Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, vetë BQK-ja i mbylli këto institucione financiare pasi konsideroi që interesi që ato vendosnin ishte jashtë standardeve të vendosura nga BQK.

Njoftimi i plotë i Bankës Qendrore të Kosovës:

- Advertisement -

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit dhe klientëve, Banka Qendrore e Kosovës pas vendimit për revokim të regjistrimit dhe inicim të procedurave të likuidimit për institucionin mikrofinanciar IuteCredit Kosovo dhe për institucionin financiar jobankar Monego jep këtë sqarim.

Pas marrjes së vendimit, BQK-ja ka caktuar likuidatorët në dy institucionet e lartpërmendura, të cilët do të vazhdojnë punën e tyre bazuar në ligjet dhe rregulloret që janë në fuqi.

- Advertisement -

Gjithashtu, kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredimarrësi dhe kredidhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit.

Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet.

Në vijim ua sjellim informacionet se ku mund të drejtohen klientët dhe mediat për çdo informacion që lidhet me dy institucionet.

IMF IuteCredit Kosovo

Likuidator: Eduard Bakija

Adresa: Bill Klinton, Mulliri i Praskut, objekti A2, Ll. B1, lokali 2

Telefon: 038 40 60 80

E-mail: [email protected]

Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:

Posta e Kosovës

Moneta-Moneygram

Ria Capital

Vllesa-CO

IFJB Monego

Likuidator: Visar Zeneli

Adresa: Mbreti Zogu I, nr. 2, Prishtinë

Telefon: 0800 777 88

Email: [email protected]

[email protected]

Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:

Banka për Biznes (BPB) 1300001500011968

Posta e Kosovës

Western Union

Vllesa-CO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit