10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qytetarët serb në Beograd marshojnë për Ditën e Fitores së Rusisë me foto të Putinit dhe simbolin ‘Z’

Rekomandime

Nën organizmin e Ambasadës ruse në Serbi, qytetarët në Beograd kanë marshuar për të përkujtuar Ditën e Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.

Me pjesëmarrjen e ambasadorit rus Aleksandar Bocan-Kharchenko, ministrit pa portofol Nenad Popoviq, drejtorit e Srbijagas, Dushan Bajatoviq disa dhjetëra pjesëmarrës u mblodhën në Monumentin e Vukut për të bërë një marshim përgjatë rrugës Roosevelt.

- Advertisement -

Në krye të marshimit ishte e vendosur pankarta me mbishkrimi “Regjimenti i pavdekshëm – Beograd”, ku pjesëmarrësit mbanin flamujt e Serbisë dhe Rusisë, foto të presidentit rus Vladimir Putin dhe simbolin famëkeq “Z” të agresionit ushtarak në Ukrainë.

Kurse, Putin gjatë fjalimit të tij në Sheshin e Kuq në Moskë u përpoq të justifikonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit