17.2 C
Pristina
Saturday, April 6, 2024

Radhë të gjata të rusëve para bankomateve, Von Cramon: Të dashur rusë vetëm Putin është përgjegjës

Rekomandime

Pas katër ditëve të agresionit rus në Ukrainë, qytetarë të shumtë të Rusisë kanë vendosur që të drejtohen në banka dhe bankomate të shumta.

Ata janë parë në radhë të gjata përpara bankomatave bankare përpara se sanksionet të godasin plotësisht ekonominë ruse.

- Advertisement -

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka deklaruar se i vie keq kur sheh rusë të pafajshëm që do të vuajnë pasojat.

“Të dashur rusë vetëm Putin është përgjegjës për këtë. Ju jeni 140 milionë, ai është një. Ju e dini se çfarë duhet të bëni”, shkroi Von Cramon.

Ajo publikoi edhe një video në të cilën shihen radhë të gjata të qytetarëve rus para bankomatëve për të tërhequr paratë.

- Advertisement -

Duhet përkujtuar që shtetet e botës veçse kanë shpallur disa nga sanksionet në drejtim të Rusisë, e shumë prej tyre pritet të ndërmerren edhe gjatë ditëve në vijim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit