4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Raka: A duhet të na vdesin fëmijet për ta besuar që ekziston virusi ?

Rekomandime

Kryesuesi i Bordit Këshilldhënës për luftimin e Covid-19 Lul Raka, në emisionin Info Magazine tha se dhënia e mesazheve se nuk ekziston virusi nga njerëzit me ndikim shkakton dëme të pariparueshme.Raka pyeti se a duhet të na vdesin fëmijet tanë për ta besuar se virusi ekziston.“Ka pasur edhe prej njerëzve të tjerë që e kanë mohuar ekzistimin e virusit. Dhënia e këtyre mesazheve nga njerëzit me ndikim publik shkaktojnë dëme të paripaueshme.

- Advertisement -

A duhet të na vdesin fëmijët tanë për ta besuar se ekziston virusi? A duhet me pa në Klinikën Infektive njerëzit duke vdekur, për ta besuar që ekziston virusi?”.

Mikrobiologu i njohur foli edhe për numrin e testimeve për Covid-19.Ai tha se testimi i personave simptomatikë mund ta rrisin numrin e rasteve pozitive.“Kanë qenë të limituara. Shqipëria bën më së paku teste në Evropë. Shtetet e tjera bëjnë teste më shumë Serbia dhe Maqedonia. Rritja e numrave ka të bëj edhe qasjen dhe mënyrën e testimeve”.

“Sepse janë testuar personat simptomatikë. Pra kur testohen personat simptomatik edhe numri i rasteve pozitive del më i madh. Edhe me lirimin e masave më 3 qershor kemi menduar se do të ju kthehemi gjendjes normale por jo”.Raka shtoi se në menaxhimin e situatës ka pasur gabime edhe në inspektim.“Ka pasur gabime edhe në inspektim. Por, tani me masat e reja të qeverisë vërehet edhe një respektim më i madh i bartjes së maskave. P.sh në Kaçanik jo, për çdo mbrëmje i ke në korzë në Kaçanik pa maska”.

- Advertisement -

“Ata që i bartin maskat ndër mjekër më mirë të mos i bartin fare. Edhe ata që e mbulojnë vetëm gojën e kanë gabim sepse duhet të mbulohet edhe hunda. Kjo është për të mirën e vetës, sepse e ruan shëndetin edhe ekonominë”.Sipas tij hapja e klubeve të natës mund të jetë një super burim i përhapjes së rasteve.“Sa i përket klubeve të natës, nuk e shoh të arsyeshme të hapen me këto shifra. Sepse klubet e natës janë burim super shpërndarës. Kjo vlen edhe për gastronominë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit