1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Rakiq: Kurti dhe Osmani shkuan në veri për t’i fshirë qytetarët tanë nga lista e votuesve

Rekomandime

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pretendon se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kishin shkuar në Mitrovicën e Veriut për t’i fshirë qytetarët nga lista e votuesve.

Rakiq tha se rezultati që Lista Serbe do ta marrë në zgjedhjet e së dielës, do të jetë përgjigjja e tyre ndaj Prishtinës, që sipas tij, “po bën gjithçka për të uzurpuar të drejtën e tyre per te votuar”.

- Advertisement -

Nuk është lajm që Prishtina dëshiron ta zvogëlojë forcën e popullit serb në institucione përmes dobësimit të Listës Serbe.

Njerëzit tanë janë shumë të mençur, të durueshëm dhe të arsimuar politikisht, kështu që ne i kuptojmë qartë të gjitha lëvizjet që janë bërë ditëve të kaluara, nga ardhjet e paparalajmëruara me njerëz të ar.matosur në veri të Kosovës për t’i fshirë qytetarët tanë nga lista e votuesve.

Mbështetja për Listën Serbe do të jetë përgjigjja më e mirë e njerëzve tanë ndaj të gjitha hileve”, tha Rakiq për “Srpski Telegraf”.

- Advertisement -

Ne po përballemi me një situatë ku një numër i caktuar i njerëzve tanë, pavarësisht se kanë dokumente, nuk janë në listën e votuesve, megjithëse ky proces është i automatizuar.

Qytetarëve gjithashtu u ndryshohen qendrat e votimit, të gjitha me qëllim që të lodhen dhe të dekurajohen nga këmbëngulja në Iuftimin për të drejtat e tyre”, shtoi Rakiq.

- Advertisement -

Kryetari i Listës Serbe e ka suImuar edhe Nenad Rashiqin, i cili po bën fushatë bashkë me Albin Kurtin, duke thënë se është vënë në shërbim të shqiptarëve.

Disa udhëheqës që paraqiten si parti serbe po hyjnë në fushatë me Albin Kurtin, pa asnjë turp. Shqiptarët tani po i drejtojnë hapur disa serbë që janë të përshtatshëm dhe që nuk do të jenë në shërbim të njerëzve, por në shërbim të qëllimeve të shqiptarëve”, tha Rakiq.

Më herët, Rakiq kishte thënë se pret që KFOR-i në të ardhmen t’i ndalojë vizitat e politikanëve kosovarë në veri, sikurse ishte ajo që e bënë ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Një provokim si ai në Mitrovicën e Veriut, gjatë ardhjes së paparalajmëruar të Kurtit dhe Osmanit, më shqetëson mua si dhe qytetarët. Unë besoj se KFOR-i nuk do të lejojë që situata të tilla të ndodhin përsëri”, tha Rakiq pë Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vizitën në veri të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e kishte cilësuar si fyerje e po.shtërim për serbët, ndërsa i kishte përgëzuar këta të fundit për sjelljen e treguar atë ditë.

Sikurse Vuçiqi, një ditë përpara tij kishte reaguar edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Ajo po ashtu i kishte falenderuar serbët për reagimin, ndërsa tha se Kurti dhe Osmani deshën të marrin poena politikë.

Për këtë vizitë kishte reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Ai kishte thënë se “plani i Kurtit dështoi”, ndërsa kishte shtuar se lideri i LVV-së “dëshiron ta destabiIizojë gjithë rajonin”.

Para rreth dy javësh, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e vizituan minierën “Trepça” në veri, ndërsa u raportua se kjo vizitë u ndërpre pas një reagimi të serbëve lokalë.

Këtë e kishin mohuar nga partia e Kurtit, por më pas dolën pamje ku shihet se vizita atje u përcoll me shumë tenslone.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit