1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Rakiq thotë se zgjidhja për bllokimin në veri gjendet në Bruksel

Rekomandime

Kryetari i Listës Serbe, si dhe ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Goran Rakiq ka thënë sot se zgjidhja e situatës së krijuar në Kosovë, pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat, duhet kërkuar në Bruksel. Sipas tij, kjo zgjidhje nuk ndodhet në veri të vendit.

Rakiq nga Jarinja ka thënë se ka kërkuar nga serbët lokal, që kanë vendosur barrikada, që të jenë të durueshëm

- Advertisement -

“Sot jam në Jarinë dhe kam folur me njerëzit që janë këtu. U kam thënë të jenë të durueshëm, të mos bien në provokime dhe se u tregova që momentalisht në Bruksel, ndodhen ekipet teknike të bisedimeve me ndërmjetësimin e BE-së, ku shpresoj që do të gjejnë një zgjidhje për tejkaluar këtë situatë që të gjithë kemi lirinë e lëvizjes”, ka thënë ai.

Më tutje, ministri i Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës ka thënë se pret që nga bisedimet e sotshme në Bruksel, të arrihet një kompromis i qëndrueshëm.

“Zgjidhja për këtë problem nuk është këtu, është në tavolinën e bisedimeve në Bruksel dhe pres që të gjitha palët ta zbatojnë atë për çfarë janë marr vesh dhe çfarë kanë nënshkruar. Çelësi i suksesit dhe i zgjidhjes së problemit është në Bruksel”, deklaroi më tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit